AKR-ja e Pacollit me komunikatë: Mirëpresim thirrjen e ShBA-së për Asociacionin

Aktuale

AKR-ja e Pacollit me komunikatë: Mirëpresim thirrjen e ShBA-së për Asociacionin

Më: 25 maj 2023 Në ora: 16:20
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka dalë me një komunikatë duke thënë se kjo parti mirëpret thirrjen e ShbA-së për mbylljen e çështjes së Asociacionit.

Pacolli në një shkrim të tij në Facebook, ka thënë se duhet të ketë “bashkërendim me miqtë e dëshmuar”.

“Kosova mund të ecë përpara e sigurt, vetëm në harmoni me miqtë e saj tradicionalë!” – ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

AKR mirëpret thirrjen e SHBA, mikut më të madh të Kosovës, për mbylljen e çështjes së Asociacionit.

AKR e përkrah fuqishëm vizionin amerikan për një Asociacion brenda kornizës së kushtetutës së Kosovës.

Bashkërendimi me miqtë e dëshmuar, Kosovës gjithmonë i ka sjell vetëm fitore.

Kosova mund të ecë përpara e sigurt, vetëm në harmoni me miqtë e saj tradicionalë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat