Pula: Betimi jashtë komunave, precedent i ri në Kosovë

Aktuale

Pula: Betimi jashtë komunave, precedent i ri në Kosovë

Më: 25 maj 2023 Në ora: 18:42
Shqiprim Pula

Shqiprim Pula, njohës i zhvillimeve politike, sot në “Info Magazine” në Klan Kosova, foli për betimin e kryetarëve të rinj në tri komunat veriore.

Ai tha se sot Kosovë është krijuar një precedent i ri, siç u shpreh ai, saktësisht në pjesën e veriut të Kosovës.

Pula tha se precedenti që është krijuar sot, do të jetë, siç tha ai, i rrezikshëm nesër.

“Sot në Republikën e Kosovës është krijuar një precedent i ri, saktësisht në pjesën e veriut të Kosovës, duke lejuar një ngjarje në emër të përmbushjes së detyrimeve ligjore për të marrë mandatet, për të bërë betimin, për t’u konsoliduar institucionet lokale atje, por precedenti që është krijuar sot, do të jetë i rrezikshëm për nesër dhe ka një mori shkeljesh që ka ndodhur atje, duke mos qenë në objektet komunale”, u shpreh ai.

Tutje, Pula u shpreh se sot ka pasur një mori shkeljesh dhe tregoi një prej tyre.

“Nëse e shikoni me vëmendje Ligjin për Vetëqeverisje Lokale ka disa nene të cilat janë shkelur sot, po e theksoj një nga to, secila komunë ka simbolet e saj, ka stemën e saj, ka flamujt komunal dhe ka flamuj shtetëror, sot kemi pasur vetëm një flamur shtetëror i cili ka qenë prezent në momentin e aktit të betimit, por kanë munguar të tjerët, më pas ambientet joadekuate, kanë krijuar vështirësi edhe për pjesëmarrësit”, tha tutje Pula.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat