Sherifi: Pika 7 e marrëveshjes, dëmi kolosal që me kalimin e kohës do vërehet

Aktuale

Sherifi: Pika 7 e marrëveshjes, dëmi kolosal që me kalimin e kohës do vërehet

Më: 25 maj 2023 Në ora: 18:49
Bilall Sherifi

Anëtari i Nismas socialdemokrate, Bilall Sherifi thotë se të gjithë akterët ndërkombëtarë nuk flasin se a duhet të bëhet Asociacioni, por si të formohet sa më shpejtë.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke shpresuar që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, “do ta prish lojën”.

Sherifi theksoi se dëmi që Kurti ka sjellë nga dialogu është pika 7 e marrëveshjes. Siç thotë ai, kjo pikë “është dëmi kolosal që me kalimin e kohës do të vërehet”.

“Por e keqja e kësaj është që Asociacioni konsiderohet siç është edhe obligim i marrë më herët nga Kosova, ndërsa risi apo dëmin që e ka sjellë Kurti nga dialogu, nuk është Asociacioni, të merremi vesh, sepse Asociacionin e ka trashëguar, por vetëmenaxhimi. Pika e 7 e marrëveshjes është dëmi kolosal që me kalimin e kohës do të vërehet, sepse aktualisht ai është vetëm një nen pa përmbajtje, por në momentin kur në proces të bisedimeve do të ulin SHBA dhe BE të dy palët në tavolinë, për ta mbush me përmbajtje nenin 7, do të sheh Kurti që ka bërë gabim katastrofal”, deklaroi ai.

Pika 7 e planit thotë: “Të dyja palët përkushtohen për arritjen e aranzhimeve specifike, në përputhje me instrumentet relevante të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë për provizione të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë edhe mundësinë e asistencës financiare nga Serbia dhe kanale të komunikimit direkt të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës.Palët do të formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të ofrojnë nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat