Doktori i LDK-së për Intelegjencën Artificiale: Do të jetë me ne si shpikja e energjisë elektrike

Aktuale

Doktori i LDK-së për Intelegjencën Artificiale: Do të jetë me ne si shpikja e energjisë elektrike

Më: 25 maj 2023 Në ora: 20:27
Doktor Alush Gashi

Doktor Alush Gashi ka njoftuar se Innovaction Centre Kosovo ka organizuar diskutimin për Intelegjencën Artificiale, me krenarinë tonë kombëtare Ylli Bajraktarin dhe ekipin e tij.

"Ylli është President & CEO në SCSP, institucionin i cili po e përgadit Amerikën që të mbaj pozicionin e saj si lidere e botës edhe në kohën e intelegjencës artificiale (AI)", ka shkruar Gashi.
 
"Isha shumë i lumtur të ndaja me audiencen se përpara se ta takoja personalisht, me krenari e kam gëzuar suksesin shkencor dhe intelektual të Yll Bajraktarit në SHBA, fenerin e lirisë. 

Mesazhi frymëzues ishte i qartë dhe i zhurmshëm, e ardhmja e AI është sot dhe do të jetë me ne si shpikja e energjisë elektrike 💡!

Theksova besimin tim të fortë se Kina ka një kapacitet të madh në kopjim dhe prodhim, por është modeste në shpikje.
Në vitet e mia të hershme si shkencëtar, kam punuar shumë duke u përpjekur të mësoj se si qelizat e trurit flasin me njëra-tjetrën, tani po përpiqem të mësoj se si qelizat e trurit dhe makinat flasin me njëra-tjetrën.

Kosova ka kapacitet njerëzor për të shfrytëzuar përfitimet e AI dhe madje të kontribuojë në zhvillimin e saj!", ka shtuar më tej Alush Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat