Shefi i Kabinetit të Presidentes Osmani: Regjimi piroman i Serbisë ka urdhëruar ushtrinë drejt kufirit me Kosovë

Aktuale

Shefi i Kabinetit të Presidentes Osmani: Regjimi piroman i Serbisë ka urdhëruar ushtrinë drejt kufirit me Kosovë

Më: 26 maj 2023 Në ora: 15:47
Ministri serb

Shef i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, tha se presidenti i Serbisë, e ka urdhëruar ushtrinë të grumbullohet drejt kufirit me Kosovën.

Përmes një cicërime në Twitter, Vela ka shkruar se çdo inflirtim në veri rrezikon paqen dhe stabilitetin e rajonit.

“Regjimi piroman i Serbisë ka urdhëruar ushtrinë e saj të grumbullohet në kufirin me Kosovën.

Çdo infiltrim në veri nga njësitë ushtarake të SRB-së të maskuar civile do të rrezikojë paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Regjimi proxy i Rusisë në Beograd po përshkallëzon situatën për të siguruar mbijetesën e tij!”, ka shkruar Vela në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat