Reagon edhe Xhelal Sveçla

Aktuale

Reagon edhe Xhelal Sveçla

Më: 26 maj 2023 Në ora: 17:59
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka ftuar gjithë qytetarët që të mos bien pre e manipulimeve të grupeve kriminale në veri, pas situatës së krijuar sot atje.

Sveçla po ashtu ka thënë se institucionet demokratike të Kosovës do të jenë gjithnjë në shërbim të qytetarëve të vendit.

“Ftoj të gjithë qytetarët tanë që të mos bien pre e manipulimeve të grupeve kriminale të cilët për hir të përfitimeve kriminale personale e grupore dëshirojnë kaos dhe suspendim të shtetit të së drejtës e të demokracisë. Institucionet demokratike të Republikës së Kosovës do të jenë gjithnjë në shërbim të qytetarëve të vendit pa dallim dhe të pakompromis me sulmuesit e demokracisë, ligjit dhe qytetarisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ministri Sveçla ka deklaruar se kryetarët e betuar dje në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq do të vazhdojnë mandatin e tyre duke qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Ai gjithashtu përgëzoi Policinë e Kosovës për “profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale, që kishin për qëllim pengimin e këtij procesi”.

Sipas tij, pesë policët e lënduar, kanë lëndime të lehta, ndihen mirë dhe janë në detyrë.

Situata në veri është tensionuar që nga mesdita e sotme, si shenjë pakënaqësie nga serbët lokal pas betimit që kanë bërë dje kryetarët e komunave në Leposaviq, Zubin Potok, dhe Zveçan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat