Ish-kryeministri i Suedisë: Pavarësisht prapavijës, situata Kosovë-Serbi qartazi po përkeqësohet përsëri

Aktuale

Ish-kryeministri i Suedisë: Pavarësisht prapavijës, situata Kosovë-Serbi qartazi po përkeqësohet përsëri

Më: 26 maj 2023 Në ora: 18:52
Carl Bildt

Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, ka reaguar pas situatës së fundit në veri të Republikës së Kosovës, ku serbët lokalë kanë provuar të kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet e Komunave.

Bildt ka thënë se është Aleksander Vucic atij të cilit i konvenon të provokojë tensione, për të hequr vëmendjen nga zhvillimet e brendshme në Serbi, megjithatë shton se pavarësisht prapavijës, sitauta mes Kosovës dhe Serbisë po përkqesohet përsëri.

“Eshte Aleksander Vucic ai  i cili ka interes të provokojë tension për të larguar vëmendjen nga shumë çështje të brendshme në Serbi.

Sido që të jetë sfondi, situata Serbi-Kosovë po përkeqësohet qartë – përsëri!”, ka shkruar Bildt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat