Veriu përplas ‘keq’ Haxhiun dhe Ramabajën

Aktuale

Veriu përplas ‘keq’ Haxhiun dhe Ramabajën

Më: 26 maj 2023 Në ora: 21:53
Baton Haxhiu dhe Sadri Ramabaja.

Në Pressing të T7 ka pasur një përplasje në mes të gazetarit Baton Haxhiut dhe Sadri Ramabaja.

Krejt kjo, pasi Haxhiu tha se “kryetarët e komunave veriore kanë shkuar sot në Veri”, duke hedhur dyshime se ata do të shkojnë sërish në objektet e komunave.

Për këtë reagoi Ramabaja duke i cilësuar si konspirative deklaratat e Haxhiut.

“Unë po flas për publikun sepse dallimi mes nesh është një mal i tërë”, tha Haxhiu.

“Po ti s’mundesh me u bë si unë”, ia ktheu Ramabaja.

Më pas, Haxhiu tha se edhe “Ramabaja nuk mund të bëjë sa ka bërë ai”.

”Edhe 200 vjet s’mundesh me bo për këtë vend çka kam bë unë”, ka thënë Haxhiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat