Informacionet e fundit nga Policia e Kosovës - ja si është situata në veri

Aktuale

Informacionet e fundit nga Policia e Kosovës - ja si është situata në veri

Më: 26 maj 2023 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë deklaratën me informacionet e fundit nga situata në veri, ku sipas tyre tashmë situata është e qetë.

PK ka njoftuar se mjetet transportuese janë larguar dhe se rrugët janë të lira për qarkullim.

“Policia e Kosovës me qëllim të sigurimit të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, ka marrë masa për largimin e tyre dhe pastrimin e rrugëve në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet kompetente. Mjetet transportuese janë larguar, rrugët janë të lira për qarkullim, përderisa Policia e Kosovës ka angazhuar njësitet e saja për hetime dhe veprime të mëtejme policore.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje nga ky institucion kanë thënë se hetimet dhe vrapimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

“Sikurse në çdo rast, hetimet dhe veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, për rastin e cilësuar si “Cenim i Rendit Kushtetues & Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm & Dëmtim Asgjësim i Pasurisë”. Situata tani është qetësuar, Policia e Kosovës do të vazhdoj angazhimin dhe përkushtimin e saj në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që mund të paraqiten në vend.” – thuhet në përfundim të njoftimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat