KFOR-i e dënon ashpër dhunën në veri, bën thirrje për përmbajtje

Aktuale

KFOR-i e dënon ashpër dhunën në veri, bën thirrje për përmbajtje

Më: 26 maj 2023 Në ora: 22:42
KFOR-i

Misioni i KFOR-it në Kosovë, e ka cilësuar si të dhunshme hyrjen e tre kryetarëve në ndërtesat e komunave.

Sipas tyre, kjo situatë është jashtëzakonisht e rrezikshme për procesin e normalizimit dhe rrezikon përshkallëzimin e mëtejmë të tensioneve.

“KFOR-i dënon me vendosmëri këto akte të njëanshme dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna që mund të kërcënojë sigurinë në Kosovë”.

“Koordinimi midis të gjithë akterëve është thelbësor për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Kujtojmë se pas situatës së krijuar në veri, forca të shumta të KFOR-it janë parë duke e monitoruar për së afërmi gjendjen atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat