A do të tërhiqet Qeveria nga Veriu pas reagimeve të ndërkombëtareve? Deklarohet ministri i Kurtit

Aktuale

A do të tërhiqet Qeveria nga Veriu pas reagimeve të ndërkombëtareve? Deklarohet ministri i Kurtit

Më: 26 maj 2023 Në ora: 23:05
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është deklaruar pas situatës së tensionuar në Veri dhe reagimeve të shumta të ndërkombëtarëve për situatën atje.

Krasniqi nuk u përgjigj direkt kur u pyet nëse Qeveria do të tërhiqet pas reagimeve te ndërkombëtareve.

Ai tha se kryetarët e komunave veriore do të dalin në punë të hënën dhe se ministria e tij do t’i mbështesë ata.

“Krejt çka mund të them në ketë moment, ky është veprim demokratik. Ata janë kryetarë të zgjedhur. MAPL do të mundohet t’i mbështes. Kryetarët do të dalin në punë edhe të hënën. Ata janë kryetarë të komunës, në zyrë, në terren”, tha ai në Debat Plus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat