Rakiq me kërkesa për KFOR-in

Aktuale

Rakiq me kërkesa për KFOR-in

Më: 29 maj 2023 Në ora: 07:47
Goran Rakiq

Gazetarët nga terreni raportojnë se kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është duke biseduar me pjesëtarë të misionit paqeruajtës KFOR në Zveçan.

Sipas raportimeve, ai tha se kërkesë e serbëve atje është që kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci, të mos hyjë në objektin komunal.

Ai, po ashtu, kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t'i tërheqë njësitet speciale nga kjo zonë.

U raportua se pak më herët Policia e Kosovës ka gjuajtur edhe gaslotësjellës për të shpërnda turmeën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat