Analist Gazmir Raci habitet me synimin e Listës Serbe

Aktuale

Analist Gazmir Raci habitet me synimin e Listës Serbe

Nga: N. Sh. Më: 29 maj 2023 Në ora: 11:14
Gazmir Raci

Analisti Gazmir Raci ka reaguar lidhur me situatën e fundit në veri.

Raci ka mbetur i habitur nga kërkesat e Listës Serbe lidhur me objektet komunale në veri.

Sipas Racit, Lista Serbe i ka braktisur zgjedhjet dhe qytetarët.

Ai shton se Lista Serbe drejtohet nga një person që është në listën e zezë amerikane.

Postimi i plotë:

Nuk kuptoj se çfarë synon lista serbe me kërkesën e saj për objektet komunale në veri. Ata i braktisën ato dhe nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale. Komunat janë për qytetarët, jo për një listë politike që drejtohet nga një person që është në listën e zezë të SHBA-ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat