Sulmohet vetura ku ndodhej kreu i AGK-së, Rexha thotë se sulmi ndodhi 20 metra larg ushtarëve të NATO-s

Aktuale

Sulmohet vetura ku ndodhej kreu i AGK-së, Rexha thotë se sulmi ndodhi 20 metra larg ushtarëve të NATO-s

Më: 29 maj 2023 Në ora: 13:36
Xhemajl Rexha

Protestuesit serbë në Zveçan e kanë sulmuar veturën me të cilën po udhëtonin një grup i gazetarëve të EuroNews Albania, Top Channel dhe gazetari Xhemajl Rexha.

Kreu i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha.

I cili po udhëtonte me të njëjtën veturë, tha se vetura është ngjyrosur me sprej dhe i janë hequr targat.

“Vetëm 20 metra larg një legjioni ushtarësh të NATO-s, vetura me të cilën po udhëtoja me ekipet e @topchanneltv dhe @EuronewsAlbania u sulmua, u spërkat me sprej, iu hoqën targat, në Zveçan. Turma e maskuar prapa nesh na fyente”, tha Rexha, në një shkrim në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat