​Von Cramon: Në veri pash një situatë jo të duhur, i takon Qeverisë të marrë vendimet

Aktuale

​Von Cramon: Në veri pash një situatë jo të duhur, i takon Qeverisë të marrë vendimet

Më: 29 maj 2023 Në ora: 13:39
Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se i takon Qeverisë së Kosovës të marrë vendimet e nevojshme për situatën në veri, por sipas saj, ndoshta është koha që e njëjta ta rikonsiderojë strategjinë e saj.

Eurodeputetja nuk ka treguar asgjë nga ajo çfarë ka biseduar një ditë më parë me kryeministrin Albin Kurti, por sipas saj, kanë zhvilluar një takim shumë të frytshëm.

Von Cramon: Kishim një takim të frytshëm me kryeministrin

Me kryeministrin patëm një takim shumë të mirë, shumë të frytshëm, dhe konfidencial, nuk do të paravija asnjë detaj, e di se ai nuk e ka pasur vetëm një takim me mua, por ka pasur shumë njerëz përreth gjatë vikendit që janë përpjekur të kontaktojnë, të flasin me të, i takon Qeverisë të marrë vendimet e nevojshme, nuk më përket mua, unë ua thash shqetësimin tim, u thash si e kam perceptuar situatën, u thash se unë do të investojë në masat për ndërtimin e besimit dhe jo vetëm në forcë, por nuk më përket mua të vendosë”, ka thënë ajo.

Në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, von Cramon ka thënë se derisa të gjithë miqtë e Kosovës kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me veprimet e Qeverisë në veri të vendit, ndishta është koha që ekzekutivi të rikonsiderojë strategjinë.

Von Cramon pwr situatwn nw veri: Ndoshta është koha që Qeveria të rikonsiderojë strategjinë

Kur NATO, KFOR-i, QUINT, të gjitha ambasadat, shumë miq të Kosovës, madje edhe Edi Rama dhe disa të tjerë që e njohin situatën kanë shprehur apo shprehin shqetësimet e tyre dhe kërkojnë që të zgjidhet një rrugë tjetër ndoshta është koha e duhur për të rikonsideruar strategjinë tënde por siç e thash nuk më takon mua të vendosë diçka për atë çfarë po bën Qeveria, ky është vendim i tyre sovran, ajo çfarë kam thënë më herët, unë vazhdoj të mbetem mbështetëse e fuqishme e madhe Kosovës. Pavarësisht çfarë ndodh këtu ne do të ju sjellim në Këshillin e Evropës, shpresoj edhe anëtarët e tjerë të asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës e shohin këtë kështu sepse ata duhet të vendosin, ata duhet të votojnë dhe ata duhet t pajtohen për këtë. Dhe çfarëdo që ndodh, Kosova e ka mbështetjen tonë, por po ashtu duhet të shihni gjërat që i keni ju në dorë, ju duhet të gjeni mënyra për t’i bërë ato gjëra me mençuri dhe për të deeskaluar situatën sa herë që është e mundur”, ka thënë ajo.

Von Cramon u është përgjigjur pyetjeve edhe rreth deklaratës së saj të bërë në veri të vendit ku kishte pyetur Policinë e Kosovës së çfarë po kërkojnë aty.

Ajo ka theksuar se e di që prezenca e pjesëtarëve të Policisë në teren nuk vendoset nga vet ata, por sipas saj, ishte shqetësuese prania e njerëzve të armatosur dhe automjeteve të blinduara në afërsi të shtëpive dhe shkollave.

Von Cramon: Në veri pash një situatë jo të duhur, njerëz të armatosur përreth shtëpive dhe shkollave

Duke qenë se kam marrë pjesë në shumë demonstrata në Gjermani, unë i kam pyetur policët e mijë të njëjtën gjë-pse po dilni ju këtu megjithë këto pajisje kur shohim që kemi një ambient krejtësisht paqësor. I njoh rrethanat politike për këtë, por meqë kemi folur edhe me disa qytetarë të cilët jetojnë aty afër, nuk kanë dalë që nga e premtja, nuk ka pasur një situatë në të cilën ju do të dëshironit të gjendeshit... Pash një situatë që nuk ishte e duhur, kishte shkolla aty, kishte shtëpi banimi përreth dhe kishte njerëz të armatosur, si në luftë civile, në automjete të blinduara të cilët për të gjithë ne ishin absolutisht të papranueshme, dhe për njerëzit që ishin në teren kjo është e frikshme, dhe sigurisht që duhet të pyes ‘çfarë po bëni këtu’ siç e thash më herët me të njëjtën fjali i thash, e di se nuk është faji i juaj, e di se nuk ndjeheni rehat, megjithatë e bëra këtë pyetje”, ka thënë ajo.

Sipas saj, nuk është ajo që duhet sulmuar për këto deklarata por duhet shkuar në komunat veriore dhe të bisedohet me njerëzit atje.

Zyrtarja evropiane ka pohuar se të gjithë e dinë që ka struktura kriminale dhe sipas saj ato duhet të targetohen, por ka deklaruar se qytetarët e zakonshëm, nuk duhet etiketuar si kriminelë.

Von Cramon për situatën në veri: Duhet gjetur zgjidhje të mençura

Pajtohem që ka individë të cilët ndoshta nuk kanë protestuar në mënyrë paqësore, dhe të cilët kanë qenë të armatosur apo gjysmë të armatosur, por po, po edhe pyetja a ka mundur të parandalohet kjo me një mos-përpjekje për të hyrë atje në atë mënyrë, kur e dini që shumica e njerëzve nuk janë kriminelë. Duhet gjetur zgjidhje të mençura, nga tani deri në të ardhmen kur të mbahen zgjedhjet e ardhshme që kjo të mos krijojë më shumë tensione në teren dhe a ndikon kjo në masat e ndërtimit të besimit, a vjen deri të një situatë kur njerëzit thonë ‘po, i besojmë këtij kryetari komune’. Ndoshta kjo edhe funksionon por kam dyshime të mëdha, nuk po i kritikoj ata të shkretët në teren, veçanërisht Policinë e cila është e trajnuar për zona me rrezikshmëri të lartë për operacione të caktuara, mua nuk mu duken të lumtur, thjesht po bënin detyrën e tyre”, ka thënë ajo.

Disa serbë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Pesë policisë mbetën të lënduar ndërsa katër vetura u dëmtuan, si pasojë veprimeve të protestuesve.

Kryetarët shqiptarë kanë dalë nga zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore të vendit, zgjedhje këto të cilat janë bojkotuar nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lisa Serbe, me përkrahjen e Beogradit zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat