Abdixhiku me Von Cramon thotë se qeveria duhet të koordinohet me ndërkombëtarët për komunat veriore

Aktuale

Abdixhiku me Von Cramon thotë se qeveria duhet të koordinohet me ndërkombëtarët për komunat veriore

Më: 29 maj 2023 Në ora: 17:57
Foto nga takimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim eurodeputeten, Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Abdixhiku e njoftoi Von Cramon për qëndrimet e LDK-së lidhur me proceset e ndryshme në vend.

Në veçanti u diskutua për gjendjen në katër komunat e veriut. Abdixhiku përsëriti qëndrimin e LDK-së lidhur me domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve me aleatët tanë ndërkombëtar.

Po ashtu, Abdixhiku e falënderoi Von Cramon për mbështetjen e dhënë në procesin e liberalizimit të vizave si dhe proceset tjera integruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat