Çollaku për situatën në veri: Nuk mund të ketë zgjidhje me Polici e ushtri

Aktuale

Çollaku për situatën në veri: Nuk mund të ketë zgjidhje me Polici e ushtri

Më: 29 maj 2023 Në ora: 18:07
Eksperti i Sigurisë, Fatmir Çollaku

Eksperti i Sigurisë, Fatmir Çollaku duke komentuar tensionet e fundit në veri të vendit ka thënë se shumica e popullatës në veri është e instrumetalizuar dhe e frikësuar nga ana e Serbisë dhe sipas tij, për këtë arsye kemi këtë rezultat.

Sipas Çollakut, në veri të vendit nuk mund të ketë zgjidhje as me Polici të Kosovës e as  me ushtri por sipas tij, zgjidhja duhet të bëhet në terenin politik duke iu referuar përshpejtimit të dialogut mes të dyja vendeve dhe koordinimit me Bashkësinë Ndërkombëtare.

“Meqenëse tani KFOR-i është kyq në kuptimin e menaxhimit të situatës së sigurisë në atë pjesë të  vendit, unë po besoj që nuk do të ketë eskalim të situates. Policia bën punën e vet në koordinim me KFOR-in dhe duhet të përshpejtohet dialogu përmes Bashkësisë Ndërkombëtare, dialogut politik për zgjidhjen e këtij problemi fillimisht  dhe problemeve të tjera të akumuluara të cilat nuk janë zgjidh deri tani.

Nuk ka zgjidhje në atë pjesë të vendit me Polici me ushtri, nuk ka zgjidhje as nuk ka luftë nga ana e Serbisë që pretendojnë të zhvillojnë luftë psikologjike kinse në një sulm eventual në Republikën e Kosovës për të mbrojtur serbët, kjo është një propagandë e madhe. Por realisht nuk mund të ketë as agresion nga ana e Serbisë në territorin e Kosovës, por nuk mund të ketë as zgjidhje të këtij problemi me anë të Policisë dhe përforcimeve eventuale, sepse zgjidhja duhet të gjendet në terenin politik”, tha ai në emisionin “Ditari”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat