Ushtarë të KFOR-it shtrirë në rrugë, ndërtesa të dëmtuara e xhama gjithandej, pamje nga veriu

Aktuale

Ushtarë të KFOR-it shtrirë në rrugë, ndërtesa të dëmtuara e xhama gjithandej, pamje nga veriu

Më: 29 maj 2023 Në ora: 18:26
Pamje nga veriu

Ka eskaluar situata në veri të Kosovës, ku pas tensioneve mes KFOR-it dhe protestuesve serbë janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri ku sipas burimeve të Sinjalit ka edhe të lënduar.

Sipas të njëjtave burime u bë e ditur se ambulanca kishte arritur në vendngjarje.

Ndërsa, në pamjet e fundit të publikuar shihen ushtarët e lënduar të KFOR-it të shtrirë në rrugë, e disa ushtarë të tjerë teksa i ofrojnë ndihmë të lënduarve.

Image
Pamje nga veriu

Përveç të lënduarve, dëmet materiale janë shumë të larta.

Ndërtesa pranë komunes së Zveçanit është dëmtuar jashtëzakonisht shumë, e cilia ka disa dritare të thyera, e ku vetëm pak metra më poshtë shihen kudo në rrugë gurë që u përdorën për të sulmuar, ulëset pushuese të larguara nga vendi, e një veturë teksa digjet.

Image
Pamje nga veriu

Gjithashtu, forca tjera të shumta të KFOR-it janë parë në veri vetëm pak çaste më parë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat