Ambasadori francez thotë se dhuna ndaj KFOR’it nuk justifikohet, ja kërkesa për Qeverinë

Aktuale

Ambasadori francez thotë se dhuna ndaj KFOR’it nuk justifikohet, ja kërkesa për Qeverinë

Më: 29 maj 2023 Në ora: 19:34
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar për tensionet në Veriu e Kosovës.

Ai ka thënë se asgjë nuk i justifikon sulmet e dhunshme kundër KFOR’it.

KFOR’i është përleshur me serbët protestues rreth objekteve të komunave veriore.

Po ashtu Guerot ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë masa të de-përshkallëzimit.

”Asgjë nuk i justifikon sulmet e dhunshme kundër Kfor-it dhe shtypit. Këto akte duhet të ndalen. Mendime për viktimat, kushdo qofshin ata. Mbështetje e plotë për Kfor-in. Gjithashtu i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë masa të menjëhershme de-përshkallëzimi”, ka shkruar ai në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat