Berisha: Serbomadhi Vuçiç, në bashkëpunim me Kremlinin, kërkon destabilizimin e Kosovës

Aktuale

Berisha: Serbomadhi Vuçiç, në bashkëpunim me Kremlinin, kërkon destabilizimin e Kosovës

Më: 29 maj 2023 Në ora: 19:48
Sali Berisha

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi sërish për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Berisha tha se Aleksandër Vuçiç kërkon destabilizimin e Kosovës.

Të dashur miq,

Presidenti i serbomadhisë ka angazhuar falangat e tij kriminale të dërguara nga Beogradi dhe bandat serbe lokale, në veprime të dhunshme kundër ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve dhe policisë së Kosovës që po mbajnë rendin dhe sigurinë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Gjatë shpërndarjes së protestuesve serbë në këto komuna, ushtarët e KFOR-it janë sulmuar nga kriminelë me maska, me dhjetëra shok-bomba, mjete të forta dhe lëndë të tjera djegëse, shishe molotov, janë dëgjuar dhe të shtëna me armë.

Gazetarët e Radios “Evropa e Lirë” kanë njoftuar se janë parë disa ushtarë të plagosur të KFOR-it dhe një veturë e këtyre njësive duke u djegur nga mjetet shpërthyese që janë hedhur. Ndërkaq, gazetarët në Zveçan raportojnë se një pjesë e madhe e protestuesve serbë janë shpërndarë pas ndërhyrjes së KFOR-it.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë skenar të bashkërenduar të Beogradit me Kremlinin, sulmet kriminale të falangave të gangsterëve serb kundër KFOR-it, ushtarëve të tij, gazetarëve dhe policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat