Bajqinovci publikon pamjet: Kështu funksionon Veselinoviqi me përkrahjen e disa dostave të tij në Prishtinë

Aktuale

Bajqinovci publikon pamjet: Kështu funksionon Veselinoviqi me përkrahjen e disa dostave të tij në Prishtinë

Më: 30 maj 2023 Në ora: 00:03
Mefail Bajqinovci

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas tensioneve që ndodhën në veri.

Ai ka publikuar një video në të cilën shihet qartë dhuna e serbëve ndaj Policisë dhe KFOR-it.

Sipas tij, në Kosovë nuk ka vend për këtë lloj organizimi-kriminalo politik.

Postimi në Facebook:

Kriminelë që për supervisor e kanë Radojçiqin e një hallkë më lartë vëllaun e Aleksandër Vuçiqit. Mëtej kuptohet, padrino i krimit të organizuar ndërballkanik. Në Kosovë nuk ka vend më për këtë lloj organizimi kriminalo politik, andaj po qesin flakë disa mbetje të ish regjimit kundër kryeministrit Albin Kurti.

Këto pamje tregojnë se si funksionon Veselinoviqi me përkrahjen e disa dostave të tij në Prishtinë.

Viola von Cramon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat