Anulohet aktiviteti në kuadër të ushtrimit “Defender Evropë `23”

Aktuale

Anulohet aktiviteti në kuadër të ushtrimit “Defender Evropë `23”

Më: 30 maj 2023 Në ora: 07:27
“Defender Evropë `23”

Pas situatës së tensionuar në veri, Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se është anuluar aktiviteti i paraparë për të martën në kuadër të ushtrimit të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 2023”.

“Ju njoftojmë se për shkak të situatës në veri të vendit, aktiviteti i paraparë për sot (DV DAY), në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohet”, bëhet e ditur në njoftim.

Kosova është nikoqire e “Defender Europe 23”, ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar në të cilin po marrin pjesë 25 vende të NATO-s me mbi 22 mijë trupa.

Ky ushtrim ka nisur më 22 maj e pritet të zgjasë deri më 2 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat