Spahiu iu kundërpërgjigjet Mustafës për deklaratën e ngritjes së flamurit në veri - ka një pyetje për të

Aktuale

Spahiu iu kundërpërgjigjet Mustafës për deklaratën e ngritjes së flamurit në veri - ka një pyetje për të

Nga: A.M. Më: 30 maj 2023 Në ora: 08:32
Nexhmedin Spahiu,

Ngritja e flamurit të Kosovës në veri të Kosovës ka nxitur reagime të mëdha.

E këtë çështje e ka komentuar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ai në një prononcim televiziv tha se “ka pasur deklarata nga disa analist se më e rëndësishme është ngritja flamujve në komunat veriore sesa dita e Shpalljes së Pavarësisë”.

E ndaj kësaj deklarate të Mustafës ka reaguar ashpër analisti Nexhmedin Spahiu, përcjell “Bota sot”.

Ai përmes një postimi në Facebook e pyeti Mustafën se pasi ngritja e flamurit në veri “nuk ka qenë një gjë e madhe pse nuk e ngrite ti?”

Postimi i plotë

Nëse ngritja e flamurit të Kosovës në Veri të Kosovës nuk ka qenë një gjë e madhe pse nuk e ngrite ti kur ishe kryeministër kur kjo gjë ishte obligim ligjor, moral e atdhetar?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat