Spahiu shpërthen ndaj gazetarëve: Të padijshëm ose të shitur, dje u ndeshën forcat e policisë të ardhura nga Serbia me KFOR-in

Aktuale

Spahiu shpërthen ndaj gazetarëve: Të padijshëm ose të shitur, dje u ndeshën forcat e policisë të ardhura nga Serbia me KFOR-in

Më: 30 maj 2023 Në ora: 12:30
Nexhmedin Spahiu

Profesori Nexhmedin Spahiu ka reaguar në lidhje me trazirat e djeshme në veri të Kosovës.

Spahiu këtë radhë 'shpërtheu' ndaj gazetarëve në Kosovë, për shkak të raportimeve.

"Në trazirat e djeshme në Veri të Kosovës nuk bëhej fjalë as për protestues banorë lokalë, as për huliganë serbë, o gazetarë e redaktorë të padijshëm ose të shitur", ka shkruar Spahiu.

Sipas tij, dje u ndeshën forcat e Policisë Speciale të ardhura nga Serbia me forcat e KFOR, që u fut në mes të forcave të Policisë së Kosovës (me uniforma) dhe forcave të njësive speciale të Policisë së Serbisë (pa uniforma).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat