​Mediat pengohen vazhdimisht nga protestuesit serbë në Zveçan

Aktuale

​Mediat pengohen vazhdimisht nga protestuesit serbë në Zveçan

Më: 31 maj 2023 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Numër më i madh i protestuesve sesa dje janë tubuar afër ndërtesës së Komunës në Zveçan.

Mediat janë duke u penguar vazhdimisht nga grupe të caktuara në protestë ndërsa edhe automjetet e disa mediave janë thyer dhe u janë shpuar gomat, raporton KosovaPress.

Ndryshe nga ditët e tjera, përfaqësues të Listës Serbe nuk vërehen deri më tani në mesin e protestuesve.

Media ka raportuar më herët se edhe në Zubin Potok sot ka numër më të madh të protestuesve që kanë dalë për të kundërshtuar, sipas tyre, kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

Ndryshe, serbët në veri kanë filluar protestën të premten (26 maj). Protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.

Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni.

Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe Policinë e Kosovës dhe gazetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat