Erdogani bisedon me Kurtin e Vuçiqin, zbardhet çka diskutuan

Aktuale

Erdogani bisedon me Kurtin e Vuçiqin, zbardhet çka diskutuan

Më: 31 maj 2023 Në ora: 20:20
Albin Kurti dhe Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka zhvilluar biseda telefonike me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas njoftimit të presidencës turke, në këto biseda është trajtuar edhe çështja e fundit e tensioneve në veri të vendit, për çka ai ka thënë se dialogu është e vetmja metodë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon.

“Gjatë bisedave ku u adresuan marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet rajonale, presidenti Erdogan, në lidhje me zhvillimet që po ndodhin në veri të Kosovës, deklaroi se sigurimi i progresit në procesin e dialogut është metoda e vetme për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon”.

Presidenti turk vuri në dukje se “Turqia është e gatshme të japë kontributin e nevojshëm në procesin e dialogut”.

Në biseda, Kurti dhe Vuçiqi e kanë uruar homologun e tyre turk për rizgjedhjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat