Muja për zgjedhjet në veri: Vuçiq i ka kërcënuar privatisht serbët që donin të kandidonin

Aktuale

Muja për zgjedhjet në veri: Vuçiq i ka kërcënuar privatisht serbët që donin të kandidonin

Më: 31 maj 2023 Në ora: 21:14
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, duke folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në veri, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shefi i BIA-s serbe, Aleksandër Vulin dhe Milan Radojçiq i cili është në listën e zezë të Amerikës, i kanë kërcënuar kandidatët serbë  potencial për të kandiduar për kryetar komune.

“Në ditën e zgjedhjeve pjesëmarrja ishte më e vogël që do dëshironim, që është e rëndësishme të ketë pjesëmarrje. Duhet të ju rikujtoj që para se të vendoset për datën e zgjedhjeve, ditën e zgjedhjeve deri te regjistrimi në KQZ, ka pas presion të tmerrshëm që secili kandidat serb që ka kandidu për zgjedhje, ju ka nënshtru një presioni e kërcënimi individual, nga Vuçiq, Vulin dhe Radojciq. Këta tre persona kanë qenë të përfshirë në biseda individuale. I kanë kontaktu, i kanë kërcënu që të tërhiqen”, ka thënë ai.

Muja tha se ndër të kërcënuarit ishte edhe Aleksandër Jabllanoviq, i cili ishte tërhequr nga gara.

“Besoj që është kërcënuar Jabllanoviqi, edhe kanidatët e tjerë. Të gjithë u tërhoqën përveç një kandidateje që i ka rezistu. Kanë pas dy metoda, ka qenë incentivizimi, që çfarë doni ju që shkoni me shqiptarët. Nëse nuk ka funksionu kanë shku te masa të drejpërdrejta”, ka thënë ai.

Ai i përmendi edhe disa raste kur në të kaluarën janë vrarë politikanët në veri, vetëm për shkak se nuk i mbështesnin idetë e Vuçiq-it.

“Në 2014 është vra Dimitrie Janjiçieviqi, kandidat për kryetar. Në vitin 2018 është vra Oliver Ivanoviq. I kemi dy vrasje, një hedhje të bombës. Strategjia ka qenë e Listës Serbe, që të kërcënohen dhe të mos konkurrojnë në zgjedhje. Kur u siguruan që nuk merr askush pjesë, thanë që i bojkotojmë ato zgjedhje”, ka thënë ai.

Po ashtu, sipas tij edhe mediat në Serbi, janë pjesë e propagandës së Vuçiq.

“Mediat serbe i fokusonin serbët që donin të merrnin pjesë në zgjedhje, kërcënimet kanë qenë të tmerrshme”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat