“S’i kthehet shpina një populli mik për një lider!”, Lajçi i drejtohet Amerikës dhe “godet” rëndë Haradinajn

Aktuale

“S’i kthehet shpina një populli mik për një lider!”, Lajçi i drejtohet Amerikës dhe “godet” rëndë Haradinajn

Nga: A.Zh Më: 31 maj 2023 Në ora: 21:51
Ramush Haradinaj dhe Çun Lajçi

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, i është drejtuar me disa fjalë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se Amerika nuk duhet t’ia kthejë shpinën popullit mik të Kosovës, për një lider (Aleksandar Vuçiqin), përcjell Bota sot.

Lajçi ka kritikuar ashpër edhe kryetarin e AAK-së Ramush Haradinajn, i cili mbrëmë kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, që e akuzoi për “prishje” me ndërkombëtarët.

Reagimi i plotë i Lajçit në Facebook:

Amerikë.

Nuk i kthehet shpina nji populli mik për nji lider!?

Dhe?

Çka deshti zotni Ramushi, mbramë, kur ia kërkoi dorëheqjen Albinit?

Mos deshti që t’ia dorëzoi Ujmanin e Trepçën Serbisë? – që mos t’prishen marrëdhënjet me juve? - ashtu siç bani ai me Çakorrin e Kullën nji mesnate plot tymnajë?

Mos deshti t'ia dorëzoi Veriun bandave të Vagnerit?

A mos deshti që ta mbajë edhe ai nji fjalim këndej Urës, si Thaçi dikur, që ta qetësojë situatën?!?

A mos deshti që edhe Vjosa të vetdorëhiqet, që miqtë ndërkombëtarë, ta rahatojnë Vuçiqin e t’ia shtrijnë jorganin deri të Car Llazari?!

Pse duhet ore me shti kryet n’ranë si makushi? Pse kërkove prej viktimës dorëheqje Ramush? Po t’dhimbset Vuçiqi? Apo, po frikëohesh mos po i prishën marrëdhëniet edhe atij me Amerikën!

Pse nuk e dënove xhelatin e Serbisë, që kriminelët e tij i plagosën 30 ushtarë ndërkombëtarë, po e akuzove Kryeministrin tand, që ligjerisht e shtrinë sovranitetin n’atdheun e vet, - pa çka që s’i pëlqen dikujt!

Policia s’ishin n’Prokuple o Ramush, po n’Zveçanin e minatorëve, aty ku dikur Jugosllavia xhiroi film për ta “Crveni Udar”!

Dhe, çka tash?

Amerika u idhnua pse ne s’e falim tokën tonë???

Pse s’e duem Putinin?

Pse jemi ma amerikan se amerikanët???

- Po pse dreqin na ndihmuen 99-tën? Po, edhe atëherë kërkojshin të jemi paqësorë edhe pse na vriste e na dëbonte Milloshi!

- Pse tash duhet me ia lëshua veriun Vuçiqit?

Dhe

Pse Amerika e don aleatin e Putinit ma shumë se shqiptarët!

Po shkruej gabim, (mbase gabim historia m'ka mësua); - por, shumicën e atdhedashësve o i ka vra populli i vet o ndërkombëtarët ua kanë vu ndërskamcat!

Amerikë!

Nuk i kthehet shpina nji populli që të don për nji lider!?

Ne s'jemi vrasës, s'jemi pushtues! Luftuem për tokat tona e vallzojmë n'tokat tona. Shiko si duket shqiptari n'trollin e vet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat