Rexhaj: Përjashtimi nga “Defender Europe 2023”, padrejtësi nga aleati më i madh i Kosovës

Aktuale

Rexhaj: Përjashtimi nga “Defender Europe 2023”, padrejtësi nga aleati më i madh i Kosovës

Më: 31 maj 2023 Në ora: 21:55
Arbër Rexhaj

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj e ka cilësuar si të padrejtë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për suspendimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës nga “Defender Europe 2023”.

Rexhaj madje tha se për këtë subjekti të cilit ai i takon Vetëvendosje është e shqetësuar.

Ai tha se kjo padrejtësi po i bëhet Kosovës pikërisht nga aleati më i madh i Kosovës pa të cilin ai tha se nuk do të mund të ishim shtet.

“Po përnjëmend jemi të shqetësuar në kuptimin e asaj ndalese të “Defender Europe” e cila i’u bë FSK-së. Që unë në mëngjes e kam marrë mesazhin për mos me shku se kam pasë me shku, kaq ma i sinqertë besoj në këtë studio nuk ka. Dhe në këtë kuptim unë mendoj që megjithatë kjo është një lloj padrejtësie realisht që  na bëhet si shtet. Nga kush, nga aleati jonë më i madh i mundshëm e pa të cilin nuk kishim pas shtet”,  tha ai.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur fatkeqësi përjashtimin e Kosovës nga stërvitja ndërkombëtare ushtarake “Defender Europe 23”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat