Rexhaj: Vetëvendosje e gatshme për zgjedhje

Aktuale

Rexhaj: Vetëvendosje e gatshme për zgjedhje

Më: 31 maj 2023 Në ora: 22:18
Arbër Rexhaj

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj ka komentuar deklaratat e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili sot ka paralajmëruar diskutime me partitë politike për të inicuar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

Rexhaj tha se si parti ndihen komod karshi këtyre paralajmërimeve sepse sipas tij, mbështetja qytetare e ka sjellë Vetëvendosjen në pozicionin që është sot.

“Jo në asnjë formë ndihemi komod sepse mbështetja qytetare të cilën e kemi marrë e ka pru Vetëvendosjen këtu. Mendoj që kur kemi hy në zgjedhje edhe të gjitha veprimet sidomos në veri të vendit ne i kemi bërë konform atyre që realisht ne u kemi thënë qytetarëve. Kemi thënë që ne nuk bëjmë Asociacion me kompetenca ekzekutive, ne kemi thënë Asociacion nuk e bëjmë fare sepse e kemi ditë që nuk ka kuptim nëse nuk bëhet pa kompetencë ekzekutive dhe na atë far fryme e kemi pas. Ne kemi thënë që nuk krijojmë Republikë Serbska dhe në këtë kuptim ne kemi thënë që do ta shtrijmë sovranitetin dhe atë rrugë kemi pasë. Nuk kemi frikë të shkojmë atje poshtë dhe t’ua kërkojmë prapë votën qytetarëve nëse vije ai moment”, tha ai.

Madje Rexhaj në emisionin “Këndi i Debatit”, tha se nuk janë as numrat e nevojshëm për rrëzimin e Qeverisë, por që sipas tij, nëse ka deputetë të tillë të cilët e dëshirojnë rrëzimin e Qeverisë, atëherë ai tha “nuk ka problem ne shkojmë në zgjedhje”.

“Dhe tash nëse ne kthehemi në realitet unë nuk mendoj që ata kanë numra të caktuar për ta rrëzuar Qeverinë, por nëse ka deputetë të tillë të cilët në këtë kohë duan që Kosova të shkojë në zgjedhje nuk ka problem ne shkojmë në zgjedhje., Po ndoshta ata dinë diçka që e kanë ngritë këtë mocion e mos qofsha në lëkurën e tyre, sepse unë mendoj që LVV në këtë kuptim… psh: kur Ramush Haradinaj, kur pat vendosë taksën 100 për qind për Kosovën kundër Serbisë, në kuptimin e asaj që pat vendos si kusht që në atë kohë flitej për planin e korrigjimit të kufijve LVV-ja, ka qenë 100 për qind krah Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, respektivisht krah PAN-it. Unë mendoj që në këtë situatë opozita me kërku me rrëzu Qeverinë Kurti është hipokrizi”,tha Rexhaj.

Ndryshe sot kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të iniciohet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës.

Ai pas mbledhjes së jashtëzakonshme pas zhvillimeve në veri tha se pret që mocioni të përkrahet edhe nga partia në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat