ShBA-të i kërkojnë Serbisë që t’i ndalë serbët e Kosovës së sulmuari KFOR-in

Aktuale

ShBA-të i kërkojnë Serbisë që t’i ndalë serbët e Kosovës së sulmuari KFOR-in

Më: 31 maj 2023 Në ora: 22:23
Pamje nga veriu

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në ShBA, John Kirby, ka kërkuar nga Serbia që të ulë nivelin e gatishmërisë luftarake të ushtrisë.

Ai kërkoi mes tjerash nga Serbia që t’i ndalë serbët e Kosovës së sulmuari KFOR-in, pas protestave në komunat veriore, ku po kundërshtohen kryetarët e rinj atje.

“Edhe Presidenti Vuçiq dhe qeveria e Serbisë duhet të ulin statusin e sigurisë së forcave të armatosura të Serbisë dhe t’i urdhërojnë serbët e Kosovës të mos e sfidojnë KFOR-in dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejme”, tha ai para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Gjithashtu, ai deklaroi se ShBA-ja dëshiron të shohë situatë të depërshkallëzuar dhe që dhuna të ndalojë.

“Ky është reagimi ynë. Mendoj se është e vështirë të mendohet se kjo është hiperbolike në çfarëdo mënyre”, tha ai, pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurtit për “reagim të tepërt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat