LVV-ja ia përmend Radojçiqin Haradinajt pasi kërkoi rrëzimin e Kurtit: Opozita, këta patriotë me bateria

Aktuale

LVV-ja ia përmend Radojçiqin Haradinajt pasi kërkoi rrëzimin e Kurtit: Opozita, këta patriotë me bateria

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 00:02
Ramush Haradinaj dhe Milan Radojçiq

Deputeti i LVV-së, Agon Batusha, ka reaguar pasi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar të mërkurën mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti.

Sipas Haradinajt, rrëzimi i kryeministrit Albin Kurti nga pushteti, është zgjidhja e situatës së krijuar në veri të vendit.

E një kërkesë e tillë për Batushën nga partitë opozitare, janë hipokrite.

“Paramendoni çfarë hipokrizie bëjnë partitë opozitare – kërkojnë rrëzimin e qeverisë që me vazhdu me zanatin e vjetër. Hera e parë që një qeveri e Republikës sonë po merret seriozisht me pjesën veriore dhe në përputhje me mandatin Kushtetues, opozita po humb toruan duke dhënë deklarata boshe, madje shpeshherë dëmtuese për interesat nacionale”, shkroi ai në Facebook.

“Këta e kanë vetëm për pak pushtet. Po u mungon bashkëpunimi “për të mirën e vendit” me Radojicicin (e kanë pas prit edhe në zyre të kryeministrit). Kanë dëshirë me vazhdu me kontrabandën, me minjerat ilegale të kriptovalutave, me vazhdu mos me pas rend dhe ligj. Mbi gjitha po vajtojnë për mungesën e Listës Serbe në institucione dhe si aleat besnik i tyre në theqafjen e Republikës”, shtoi ai.

Krejt në fund, Batusha i quajti opozitarët “patriotë me bateria”.

“Këtë të fundit poashtu e kanë pas prit tërë ditën me u kthy prej Beogradit dhe me ua formu qeverinë. Opozita, këta patriota me bateri”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat