Vuçiq lajmërohet në Instagram: Do të bëjmë gjithçka për të shtensionuar situatën në Kosovë

Aktuale

Vuçiq lajmërohet në Instagram: Do të bëjmë gjithçka për të shtensionuar situatën në Kosovë

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 13:17
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi do të bëjë gjithçka për të shtensionuar situatën në Kosovë.

Vuçiq po merr pjesë në një samit evropian në Kishinjev të Moldavisë.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, ai tha se në margjina të kësaj ngjarjeje, ka pasur një sërë takimesh, përfshirë atë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte.

Biseda për sfidat aktuale në ‘Kosovë e Metohi’, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për rrugën evropiane të Serbisë, por edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e dialogut politik dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik. Ndajmë të njëjtin përkushtim për të ardhmen e përbashkët, paqen dhe stabilitetin”, shkroi Vuçiq në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat