Sulmi ndaj 2 shqiptarëve në veri, Atiq: Veprimet e tilla kriminale janë të papranueshme

Aktuale

Sulmi ndaj 2 shqiptarëve në veri, Atiq: Veprimet e tilla kriminale janë të papranueshme

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 18:32
Erden Atiq

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, e ka dënuar sulmin fizik ndaj dy shqiptarëve nga grupet kriminale në veri.

Ai ka thënë se këso lloj veprimesh në Mitrovicë të Veriut, kanë ndodhur për vite me radhë, teksa shtoi se këto veprime janë të papranueshme e të dënueshme.

Atiq u shpreh se qyteti i Mitrovicës së Veriut, u takon gjithë qytetarëve dhe jo bandave kriminale.

“Akti i dhunës ndaj dy shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut, i shfaqur tashmë edhe përmes videos, shpërfaqë veprimet e grupeve kriminale që kanë ndodhur ndaj shqiptarëve për vite me radhë. Veprimet e tilla kriminale janë të papranueshme dhe të dënueshme. Qyteti ynë ju përket të gjithë qytetarëve dhe asesi bandave kriminale që tentojnë ta mbajnë dhunshëm kontrollin mbi të”, ka thënë ai.

Në fund, Atiq u ka uruar dy shqiptarëve shërim të shpejtë derisa ka kërkuar të zbardhet rasti nga organet kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat