Ambasada amerikane në Prishtinë, vendos në krye flamurin e LGBTQI+

Aktuale

Ambasada amerikane në Prishtinë, vendos në krye flamurin e LGBTQI+

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 07:27
Ambasada amerikane

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, e ka ngritur në objektin e kësaj ambasade në Kosovë, flamurin e LGBTQI+.

Ky veprim vjen në hyrje të muajit qershor, në të cilin muaj edhe nis Java e Krenarisë.

“Me krenari e ngrita sot flamurin e LGBTI+-së në ambasadën dhe rezidencën time sot në mbështetje të të drejtave të barabarta për të gjithë personat LGBTI+ në Kosovë dhe anembanë botës”, ka thënë Hovenieri, sipas postimit të faqes zyrtare të këtij institucioni në “Facebook”.

“Të drejtat e LGBTI+ janë të drejta të njerëzve. Po e pres Javën e Krenarisë këtu në Kosovë”.

Ai po ashtu postimit ia ka bashkëngjitur edhe dy hashtagët tjerë, #Krenaria e Prishtinës dhe #T’du Qashtu Qysh Je.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat