Xhelal Sveçla viziton Policinë e Kosovës në veri

Aktuale

Xhelal Sveçla viziton Policinë e Kosovës në veri

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 11:35
Xhelal Sveçla në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar sot Policinë e Kosovës në në Jasenovik, në Liqenin e Ujmanit, në Zubq, në Junake e në Urën e Bistricës.

Ai në Facebook ka shpërndarë edhe disa fotografi nga kjo vizitë, teksa ka thënë se djemtë e vajzat e Policisë së Kosovës nuk kursejënë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë.

Postimi i plotë:

Sot në Jasenovik, në pendën e Liqenit të Ujmanit, në Zubq, në Junake e në Urën e Bistricës. Me vajzat dhe djemtë e Policisë së Kosovës që nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë.

Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet. Sovraniteti është i patjetërsueshëm.

Faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat