Konjufca-Bashës për qëndrimin për Amerikën: “Ti je shkollu në Amerikë, ti di diçka me na kallxu”

Aktuale

Konjufca-Bashës për qëndrimin për Amerikën: “Ti je shkollu në Amerikë, ti di diçka me na kallxu”

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 12:39
Glauk Konjufca

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka kritikuar kërkesat e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, marrëveshjen me serbët për zgjedhjet e reja dhe nisjen e Asociacionit.

Dimal Basha thotë se këto janë kërkesa të pasinqerta të Borellit dhe si të tilla duhet të kritikohen, pa marrë parasysh që Borell është zytar i BE-së.

Basha ka kritikuar edhe partitë opozitare që sipas tij nuk e kanë thënë asnjë fjalë kundër kërkesave të Josep Borellit.

Basha, ka ngacmuar opozitën, para se të niste fjalimin e tij. Basha tha se kur ai del të flas për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deputetët e opozitës frikësohen.

“Unë kur dal me fol për Amerikë, këta tuten”, tha Basha.

Atij i ndërhyri kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili i tha: “Ti je shkollu në Amerikë, ti di diçka me na kallxu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat