Hoxha: Rrezikshmëria për policët nuk është paguar në tre muajt e fundit

Aktuale

Hoxha: Rrezikshmëria për policët nuk është paguar në tre muajt e fundit

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 11:24
Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha

Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se policëve nuk iu është paguar asnjë cent në tre muajt e fundit për rrezikshmërinë në punë.

Hoxha, ka raportuar në Komisionin për Siguri, ku ka thënë mes tjerash se Policia e Kosovës akoma s’ka as sigurim shëndetësor.

Ndërsa, shefi i Policisë tregoi se Policët e Kosovës që janë të përfshirë në veri janë të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për të garantuar sigurinë e tyre.

Rrezikshmëria nuk është paguar në tre muajt e fundit, jemi në bisedime me Ministrinë e Brendhsme këtë muaj presim që të paguhemi”, tha Hoxha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat