Lajçak e Escobar vlerësojnë gatishmërinë e Vuçiq për zgjidhje politike të krizës në Veri

Aktuale

Lajçak e Escobar vlerësojnë gatishmërinë e Vuçiq për zgjidhje politike të krizës në Veri

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 09:21
Foto nga takimi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin e zhvilluar në Beograd bashkë me emisarin amerikan Gabriel Escobar me presidentin serb rreth situatës në Kosovë.

Ai tha se patën “një diskutim të gjatë”, derisa theksoi se vlerësojnë gatishmërinë e Aleksandar Vuçiqit për zgjidhje politike.

“Në Beograd, emisari amerikan Escobar dhe unë patëm një diskutim të gjatë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq rreth situatës komplekse të serbëve në Kosovë.

Dhuna nuk është e pranueshme asnjëherë dhe duhet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale. Ne vlerësuam gatishmërinë e tij për të kontribuar në këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat