Gola kritikon opozitën: Nuk ka përdorim të forcave policore kundër komunitetit serb, i vetmi problem është Beogradi zyrtar

Aktuale

Gola kritikon opozitën: Nuk ka përdorim të forcave policore kundër komunitetit serb, i vetmi problem është Beogradi zyrtar

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 11:14
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola ka kritikuar sot liderët e partive opozitare lidhur me qasjen e tyre karshi zhvillimeve dhe situatës në veri të vendit.

Gola në një postim në Facebook shkruan se përballja e Policisë se Kosovës me bandat e organizuara kriminale të Beogradit zyrtar, që nuk duan te lejojnë kryetaret komunale t’i kryejnë detyrat e tyre kushtetuese, po interpretohet si përdorim i forcës ndaj komunitetit serb.

Ai theksoi se nuk ka përdorim të forcave policore kundër komunitetit serb, por i vetmi problem është Beogradi zyrtar.

“Ne jemi deklaru qe jemi për liri dhe demokraci […] Ne momentin kur përdorim force ndaj komuniteteve tona, e humbim argumentin”, paska deklaru mbrëmë kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj. Konteksti i diskutimit ishte aktualiteti i veriut te Kosovës. D.t.th. përballja e policisë se Kosovës me bandat e organizuara kriminale te Beogradit zyrtar, qe nuk duan te lejojnë kryetaret komunale t’i kryejnë detyrat e tyre kushtetuese, po interpretohet si përdorim i forcës ndaj komunitetit serb”, ka shkruar Gola.

Sipas tij, Liria dhe Demokracia e serbëve është cenuar vetëm nga Beogradi zyrtar, Lista Serbe dhe organizimeve kriminale.

“Ndërkohë e vërteta cullak lidhur me serbet e Kosovës është se liria dhe demokracia, qe po na i përmend z.Haradinaj, e serbeve është e cenuar vetëm dhe vetëm nga Beogradi zyrtar përmes instrumentit politik qe ia ka garantuar dialogu i derivonshem me Serbinë, pra Listës Serbe si dhe organizimeve kriminale, te cilat i aktivizon sipas nevojës ne terren, e te cilat z. Haradinajt dhe fatkeqësisht jo vetëm atij, i duken si protestues te komunitetit serb”, tha tutje Gola.

Sipas tij, bota duhet ta dijë që në veri të Kosovës nuk është problem komuniteti serb dhe se nuk ka përdorim të forcave policor kundër tyre, por sipas tij, i vetmi problem është Beogradi.

“Bota ka nevoje me e dite qe ne veri te Kosovës nuk është problem komuniteti serb. Aty nuk ka përdorim te forcave policore kundër atij komuniteti. Aty i vetmi problem është Beogradi zyrtar. Askush dhe bash asgjë tjetër”, ka shkruar Gola.

Ai ka reaguar edhe ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut i cili përdorimin e fjalës “theqafje”, sipas Golës është argument i Vuciqit.

“Këtë theqafje diskursive, siç me endje e përdorë z. Abdixhiku fjalen theqafje, duhet ta luftojmë me çdo kusht. Ky është argument i Vucicit. Ne fakt nuk është argument aspak. Është, thënë me se buti, një lexim dhe vlerësim gjuhësisht krejt i pavëmendshëm i situatës nga politikanet tanë, qe mund te përdorët nga Vucici për ta fuqizuar rrëfimin e tij propagandistik, si dikur Millosheviqi, se serbet janë te pasigurt ne Kosove. Vetëm imagjinojeni një citim qe Vucic mund t’i bej nesër z. Haradinaj”, ka shkruar tutje Gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat