Escobar nga Beogradi: Vuçiqi na siguroi se do të ndikojë që serbët të marrin pjesë në zgjedhje

Aktuale

Escobar nga Beogradi: Vuçiqi na siguroi se do të ndikojë që serbët të marrin pjesë në zgjedhje

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 11:45
I dërguari special i SHBA-së, Gabriel Escobar

I dërguari special i SHBA-së, Gabriel Escobar tha se situata në Kosovë duhet të de-përshkallëzohet, që kryetarët e komunave të largohen nga ndërtesat administrative, Policia e Kosovës të tërhiqet nga afërsia e atyre ndërtesave, protestuesit serbë të largohen dhe serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme pa parakushte.

Escobar ka thënë se Vuçiq e ka siguruar se do të përdorë ndikimin e tij për të bindur serbët e Kosovës, të marrin pjesë në zgjedhje.

“Presidenti (Serbia Aleksandar) Vuçiq tha se do të përdorë ndikimin e tij për të bindur serbët të shkojnë në zgjedhje”, tha Escobar shkurt në një konferencë për shtyp.

“Duhet të deeskalojmë menjëherë situatën. Kjo do të thotë se shpresojmë që kryetarët e komunave të mos tentojnë të shfrytëzojnë ndërtesat komunale, që njësitë policore të tërhiqen, por duam të jemi të sigurt që edhe demonstruesit do të tërhiqen”, tha ndër të tjera Escobar në Beograd.

Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, sepse “në rast se do t’ia kthenin shpinën atij, do t’ia kthenin shpinën Evropës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat