Protestë sonte për Donjeta Pajazitajn në Deçan

Aktuale

Protestë sonte për Donjeta Pajazitajn në Deçan

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 12:15
Donjeta Pajazitaj

Shoqëria civile do të mbajë sot një protestë në Deçan për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt.

Pajazitaj ishte vrarë më 2015 teksa po shkonte në punë.

“Shoqëria civile në Deçan organizon protestë me simbolikën e ndezjes së qirinjve në ndërgjegjësimin e institucioneve për zbardhjen e rastit të Donjeta Pajazitaj”, bëhet e ditur në faqen “Deçani” në Facebook.

Protesta do të mbahet sot në qendër të qytetit, nga ora 20:00.

Xhaxhai i saj, Naser Pajazitaj, fillimisht ishte dënuar për këtë vrasje, mirëpo më pas ishte liruar nga akuzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat