Çeku thotë se Kurti së shpejti do të këtë përgjigje për zhvillimet e fundit

Aktuale

Çeku thotë se Kurti së shpejti do të këtë përgjigje për zhvillimet e fundit

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 13:17
Hajrullah Çeku

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka thënë se së shpejti kryeministri Albin Kurti do të ketë përgjigje për zhvillimet e fundit në vend.

Pas mbledhjes së Qeverisë, ai ka dalë në një konferencë për media, ku ka treguar se në Kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje mbahen takime të rregullta ku diskutohen të gjitha çështjet që e preokupojnë vendin.

“Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje mban takime të rregullta dhe në të gjitha këto takime ku është prezent edhe kryeministri Albin Kurti diskutohen të gjitha çështjet aktuale politike, përfshirë edhe zhvillimet e ditëve të fundit”, ka thënë Çeku.

Tutje, ai ka thënë se kryesia e LV-së është forumi  më i rëndësishëm i shkëmbimit të diskutimeve edhe i dhënies së sugjerimeve dhe ideve.

“Por sot jemi këtu në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në cilësinë e ministrave për të prezantuar rezultatet e kësaj mbledhjeje të qeverisë dhe nuk do të doja të flisnim për çështje që lidhen me partinë”, ka thënë ministri.

“Mirëpo ajo çfarë mund të ju siguroj është që kryeministri Kurti shumë shpejt do të ketë përgjigje për çështjen për të cilën ju po diskutoni, edhe për faktorin ndërkombëtar edhe për gazetarët sepse ai është më kompetenti në mesin tonë për ta sqaruar edhe më tutje këtë çështje”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat