Qeveria miraton projektligjin që mundëson zhbllokimin e të hyrave vetanake të komunave

Aktuale

Qeveria miraton projektligjin që mundëson zhbllokimin e të hyrave vetanake të komunave

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka miratuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për Buxhetin 2023, ku do zhbllokohen të hyrat  vetanake të komunave të pashpenzuara gjatë viteve të kaluara.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u miratua edhe themelimi i muzeut për dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Në konferencën për medie, pas mbledhjes së ekzekutivit, ka folur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ai tha se pas miratimit në dy leximet në Kuvend do t’i hapet rruga edhe ngërçit në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat