Dy kryetarët e komunave veriore takohen zyrtarisht

Aktuale

Dy kryetarët e komunave veriore takohen zyrtarisht

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 13:34
Dy kryetarët

Kryetari i komunës së Mitrovicës së veriut Erden Atiq gjatë ditës së sotme ka pritur kryetarin e komunës së Zveçanit Ilir Peci.

Atiq njoftimin e ka bërë përmes rrjetit të tij social Facebook.

Ai tutje ka thënë se gjatë takimit është diskutuar për sfidat dhe problematikat më të cilat përballën qytetarët e komunave në veri.

“Së bashku diskutuam për sfidat dhe problematikat me të cilat përballen qytetarët e komunave tona dhe biseduam për zgjidhjet për ato probleme. Në këto komuna nuk është menduar asnjëherë për qytetarin dhe se janë lënë shumë mbrapa shërbimet publike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat