Reshteri Valdet Vidishiqi, pas 15 vitesh shërbim në FSK, merr rrugën e mërgimit

Aktuale

Reshteri Valdet Vidishiqi, pas 15 vitesh shërbim në FSK, merr rrugën e mërgimit

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 13:51
Valdet Vidishiqi

Ikja e të rinjëve nga Kosova tashmë është bërë e zakonshme, por, ikja disa kategorive të shoqërisë siç është rasti rreshterit Valdet Vidishiqi, është më e dhimbshme për shoqërinë dhe për Kosovën.

Rreshteri Valdet Vidishiqi njoftoi se ka marrë vendim të largohet nga Kosova, nëpërmjet një postimi në rrjetin llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

"The end!

2009-2023

Të dashurë familjar,miq shokë e kolegë e ndjeva obligim për hir të respektit tuaj ndaj meje që t’ju njoftoj se rrugëtimi im me FSK përfundon këtu!

Në jetë kam përjetu sfida e momente të ndryshme ,ky ka qenë një prej momenteve ma t’vështira n’jetën tem,mirëpo nganjëher edhe ato çka asniher nuk i ke mendu se do ti bësh koha dhe rrethanat po ta sjellshin!

Unë që prej vitit 2009 kam qenë pjesë e FSK ,jam krenar që sado pak për këto 13 vite i shërbeva FSK në gjitha proceset që ishin për të ardhë deri këtu ku është sot! Jam krenar që për këto 13 vite shërbeva me nderë dhe dinjitet duke u mundu me u trajnu e me ja jep hakun punës për hir edhe të atyre që u fliuan duke ëndërruar që ta shohin uniformen e shtetit të Kosovës!

Moment i randë dhe shumë i vështirë me u nda prej uniformes pas gjithë këtyre viteve ,me u nda prej shokëve me të cilët e kalova thuajse kohën më të mirë të rinisë time!

Kaluam sfida ,trajnime të rana ,pa honger ,pa pi, me orë e me netë të tëra pa gjumë sbashku,por t’gjitha këto i bëmë se e kishim vullnetin dhe kishim frymëzim të kaluaren tonë të lavdishme të UÇK!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat