​Sërgjan Sentiq zgjidhet zëvendës i Avokatit të Popullit

Aktuale

​Sërgjan Sentiq zgjidhet zëvendës i Avokatit të Popullit

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka zgjedhur Sërgjan Sentiq si zëvendës të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

Sentiq siguroi gjithsej 53 vota, ndërsa kundërkandidatët e tij, Admir Rama mori 8 vota,

Ardian Maksuti 1 votë,

Sead Ibishi 3 vota, kurse Esmir Kasi dhe Maria Raduloviq nuk morën asnjë votë.

Në votim për zgjedhjen e zëvendësit të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë morën pjesë 73 deputetë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat