Haziri: Anulimi i ushtrimit Defender, shuplakë për Kurtin e Osmanin

Aktuale

Haziri: Anulimi i ushtrimit Defender, shuplakë për Kurtin e Osmanin

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 16:05
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se anulimi i ushtrimit Defender në Kosovë është shuplakë për presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se amerikanët patën vlerësim për ish-presidentin Rugova dhe liderët tjerë në Kosovë, derisa tash po i japin ultimatum Kurtit.

“Anulimi i Defender-it, shuplakë për presidenten dhe kryeministrin Pak retrospektivë.

Prej vlerësimit deri në përulje për Ibrahim Rugovën që kishin amerikanët, por edhe për liderët tjerë politikë të Kosovës, për bashkëpunim e koordinim të vazhdueshëm për tema nacionale, sot amerikanët japin ultimatume për Kurtin.”, thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat