Hyseni nuk pajtohet që vetëm kriminelët serb po veprojnë në veri të Kosovës

Aktuale

Hyseni nuk pajtohet që vetëm kriminelët serb po veprojnë në veri të Kosovës

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 21:45
Skender Hyseni

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, thotë se nuk pajtohet me përkufizimin që vetëm kriminelët serb po veprojnë në veri.

Duke diskutuar për tensionet e fundit në katër komunat veriore, Hyseni vlerësoi se Qeveria Kurti duhet të ofrojë zgjidhje, e jo konstatime.

“Kemi një rrjedhim të cilin ne mund ta përkufizojmë si të duam. Ne mund të vetëkënaqemi duke thënë që kriminelët në veri po veprojnë. Unë nuk pajtohem me këtë përkufizim, sepse është 90 përqind e popullsisë së Kosovës në veri e komunitetit serb. Mirëpo, zakonisht në politikë e vërteta dhemb shumë. Kosova është përballur në veri që nga dita e parë e pasluftës,  e në veçanti pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Qeveria nuk është aty për të bërë konstatime e interpretime. Qeveria është aty për të ofruar zgjidhje”, deklaroi Hyseni.

Madje sipas tij, zgjedhjet e mbajtura nga katër kryetarët, nuk do duhej të ndodhnin fare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat