Dugolli thotë se qortimet e ndërkombëtarëve kanë qenë të njëanshme, inkurajuan grupet kriminale

Aktuale

Dugolli thotë se qortimet e ndërkombëtarëve kanë qenë të njëanshme, inkurajuan grupet kriminale

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 00:18
Enver Dugolli

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, vlerësoi se qortimet e ndërkombëtarëve kanë qenë të njëanshme ndaj Qeverisë dhe Kosovës.

Në ditën e pestë të tensioneve e protestave në veri, Kosovës i është rritur presioni ndërkombëtar për të gjetur rrugëdaljen nga kriza, e në kuadër të kësaj, Dugolli tha se grupet kriminale që erdhën nga Serbia u inkurajuan,.

“Unë mendoj që ka pasur qortime të njëanshme ndaj Qeverisë dhe Kosovës. Nuk kanë qenë të mira sepse e prodhuan një situatë aspak të favorshme. Grupet kriminale e bandat e ardhura nga Serbia, u inkurajuan dhe përveç Policisë së Kosovës e institucioneve, ata ngritën dorë edhe kundër ushtarëve të KFOR-it. Mos të harrojmë që raportet e ngjarjeve që kanë ndodhur, ato veç janë duke u përpunuar, informacionet çdo ditë po shkojnë në hierarkitë më të larta shtetërore të vendeve mike, këto janë fakte të pamohueshme”, deklaroi Dugolli në emisionin “Infonata”.

Kujtojmë që Bashkimi Evropian, në krye Gjermaninë dhe Francën, kanë kërkuar organizimin e menjëhershëm të zgjedhjeve të reja në komunat veriore të Kosovës, sigurimin që në to të marrin pjesë serbët e Kosovës dhe që të nisë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat